Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore, janë ngritur gjashtëdhjetë e shtatë (67) aktakuza kundër tetëdhjetë e pesë (85) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona për vepra të ndryshme penale.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona.
“Personi me inicialet, D.Zh., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” , E.G., dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, M.I., dyshohet se ka kryer veprën penale “Shantazhi”, V.J., dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe personi me inicialet A.R., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor””, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet E.G., pasi që të njëjtit dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.
“Po ashtu kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet I.B., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet G.M., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë””, thekson raporti.
Në raport thuhet se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa sipas raportit, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë të pandehurin me inicialet K.Ll.,( shtetas i Republikës së Shqipërisë), për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar sipas urëdhërarrestit të shtetit të Francës, se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të KPRK-së
“Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Kurse në raport theksohet se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër personave, dhe ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza, ndaj njëzet e nëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale: “Lëndim i lehtë trupor”, ”Dhuna në familje”, “Vjedhja e shërbimeve komunale”, “Vjedhja”dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka sekuestruar përkohësisht: Një (1) kamion me birra; Një (1) kombi me mall ku vlera ende nuk dihet.
Kurse Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj dhjetë (10) personave për shkak të veprave të ndryshme penale penale. Ndërsa, Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Vjedhje e rëndë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit