LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë tre të vdekur nga COVID-19, 63 raste të reja dhe 126 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë tre të vdekur nga COVID-19, 63 raste të reja dhe 126 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 63 raste të​ reja me coronavirus, 126  të infektuar janë shëruar, kurse tre persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin total të të vdekurve me coronavirus në Kosovë në 614.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror).

“Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61,547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,937”, njofton IKSHPK, transmeton Telegrafi.


Rastet pozitive janë nga këto komuna:

Prishtinë 14 raste,

Vushtrri 10 raste,

Suharekë 6 raste,

Fushë Kosovë 5 raste,

Ferizaj 4 raste,

Gjilan 4 raste,

Lipjan 4 raste,

Gjakovë 3 raste,

Rahovec 3 raste,

Viti 3 raste,

Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat:

Deçan,

Malishevë,

Obiliq,

Prizren dhe

Shtime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
KQZ sot pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve

KQZ sot pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori