LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 24 orëve janë ngritur 96 aktakuza kundër 120 personave

Gjatë 24 orëve janë ngritur 96 aktakuza kundër 120 personave

Prokurori i Shtetit njofton  se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetegjashtë (96) aktakuza kundër njëqindenjëzet (120) personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetepesë (35) persona.


Në njoftim thuhet se prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka realizuar një sekuestrim.

Të dhënat për të gjitha prokuroritë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër katër dhjet e shtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) të pandehur në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Dhuna në familje”. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza ndaj njëzet (20) personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ku kishte pasoja fatale ndaj një të miturës. Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar urdhër me të cilin është autorizuar Policia e Kosovës, që nëntë (9) kafshët (lopë) të llojit të ndryshëm, simental dhe holstein të
dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës, të cilat janë zënë tek një i dyshuar gjatë transportimit me kamion, me çka dyshohet se është kryer vepra penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në gjashtë raste të ndara, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori