LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 2017-ës mund të kemi një ndërprerje interneti për 24 orë (Foto)

Gjatë 2017-ës mund të kemi një ndërprerje interneti për 24 orë (Foto)

James Carder nga ‘LogRythm’, kompani për mbrojtje teknologjike në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti mund të kemi një ditë të tërë pa qasje në internet.

Përdoruesit e internetit në mbarë botën do të kenë probleme të mënyrave të ndryshme, nëse duan të kryejnë obligimet apo rutinën e zakonshme, transmeton Telegrafi.


Bussines Insider raporton se kjo nuk do të jetë për shkak të problemeve teknike, por një ndërhyrje e hakerëve, që bëhet në mënyrë të sofistikuar nga mendjet kriminale.

Duke marrë parasysh se gjatë 12 muajve të fundit, ka pasur ndërhyrje të mëdha kibernetike, ekspertët pretendojnë se gjatë 2017-ës, mund të bëhet një sulm me të cilin hakerët do të tregojnë forcën.

“U bllokua Twitter dhe Spotify, si dhe shumë ueb-faqe të mëdha për një kohë të caktuar. Një pjesë e mirë e shfrytëzuesve të internetit në Shtete e Bashkuara, nuk patën qasje për orë të tëra. Kjo ishte vetëm një test”, ka thënë Carder.

Lajmet e rrejshme dhe ndërhyrjet në shitje përmes internetit, kanë qenë po ashtu testime se hakerët mendjemprehtë, mund të shkaktojnë këtë ndërprerje që nuk dihet se kur do të ndodhë. /Telegrafi/