LAJMI I FUNDIT:

​Gjashtë zyrtarë të arrestuar në aksionin për patentë shoferë në Pejë, njëri lirohet për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore

​Gjashtë zyrtarë të arrestuar në aksionin për patentë shoferë në Pejë, njëri lirohet për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj ka deklaruar se janë arrestuar gjashtë persona nga aksioni që ka nisur në orët e hershme që ka të bëjë me qendrën për patentë shoferë në Pejë.

Ajo ka thënë se një prej të arrestuarve është liruar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ndërkaq tre të tjerë nuk janë hasur në shtëpi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda, pas hetimeve që kemi bërë më shumë se një vit, sot kemi ndërmarrë një aksion që ka të bëjë me qendrën për patentë shoferë në Pejë. Ky aksion është zhvilluar në Komunën e Pejës, Deçanit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës dhe si rezultat i këtyre veprimeve hetimore janë arrestuar gjashtë persona.


Një person për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është liruar dhe tre të tjerë nuk janë hasur në shtëpi. Sipas familjarëve të njëjtit kanë deklaruar se këta persona gjenden diku për pushime. Këta që janë arrestuar dyshohen për vepër penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së rëndë e po ashtu edhe për vepër penale ndihmë në kryerjen e veprës penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare. Hetimet i kemi zhvilluar me drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prishtinë”, tha Disha-Haxhosaj, raporton KP.

E pyetur sa supozohet se është koha që këta persona kanë kryer këtë vepër penale për të cilën dyshohen, ajo tha se nga viti 2021 dhe në vazhdimësi.

“Diku nga viti 2021 dhe në vazhdimësi”, tha ajo.

Aksioni ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori