LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vite pas aksidentit fatal, Kina rikthen trenat që lëvizin me 350 kilometra në orë (Foto)

Gjashtë vite pas aksidentit fatal, Kina rikthen trenat që lëvizin me 350 kilometra në orë (Foto)

Kina ka vënë sërish në lëvizje trenin që lëviz me 350 kilometra në orë, gjashtë vite pas aksidentit që la 40 të vdekur dhe shumë të lënduar.

Lokomotivat super të shpejta, udhëtimin mes Shangait dhe Pekinit e kryejnë për rreth pesë orë, ndërsa më parë për këtë udhëtim nevojitej një ditë dhe një natë, transmeton Telegrafi.


Aksidenti që ndodhi para gjashtë viteve

Por, autoritetet e transportit publik kanë urdhëruar uljen e shpejtësisë në me pak se 300 kilometra në orë, për shkak të aksidentit që ndodhi më 2011.

“Trenat plumb” janë quajtur këto mjete transporti, për shkak të shpejtësisë që nuk është arritur në shumë shtete tjera. /Telegrafi/