LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vendvotime në Mavrovë dhe Rostushë me më pak se dhjetë votues

Gjashtë vendvotime në Mavrovë dhe Rostushë me më pak se dhjetë votues

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme informoi se në gjashtë vendvotime në territorin e komunës së Mavrovës Rostushë janë të regjistruar në listën zgjedhore më pak se 10 votues, kështu që aty nuk do të votohet. Votuesit shkojnë në vendvotimet më të afërta, ndërsa Komisioni Zgjedhor Komunal në Mavrovë Rostushë duhet të organizojë votimin për kryetar komune të këtyre qytetarëve të shtunën më 20 gusht.

“KSHZ, sipas të dhënave nga lista e mbyllur zgjedhore për zgjedhjet për kryetar komune në Mavrovë dhe Rostushë dhe në Qendër Zhupë dhe për këshilltarë në Tetovë, konstaton se nga gjithsej 172 vendvotime në këto komuna, më pak se dhjetë votues janë regjistruar në gjashtë vendvotime në Mavrovë Rostushë, informoi anëtari i KSHZ-së, Boban Stojanovski.


Bëhet fjalë për vendvotime në Mavrovë dhe Rostushë, përkatësisht 463 në fshatrat Lazaropolë, Selcë, Rosoki dhe Tresonçe ku janë regjistruar gjashtë votues, 482 në fshatin Bibaj me tetë votues, 484 në fshatin Nivishtë me gjashtë votues, 485 me shtatë votues në fshatin Grekaj, 487 në fshatin Bogdevë me pesë votues dhe vendvotimin 489 me shtatë votues në fshatin Beliçnicë.

Në seancë u miratua Kodeksi për mënyrën e vëzhgimit të zgjedhjeve, për kryetarët e komunave në Mavrovë dhe Rostushë dhe në Qendër Zhupë, si dhe për këshilltarët në Tetovë. KSHZ-ja gjithashtu akreditoi një numër shtesë të vëzhguesve për këto zgjedhje.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori