LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë transferimet që Guardiola i dëshiron në sezonin e ardhshëm te Man City

Gjashtë transferimet që Guardiola i dëshiron në sezonin e ardhshëm te Man City
Pep Guardiola gjatë konferencës për media para ndeshjes kundër Liverpoolit (Foto: Getty Images)

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Liverpoolit, pavarësisht se kanë fituar titullin në Ligën Premier, Pep Guardiola, tashmë ka filluar të mendojë për tregun e transferimeve.

Spanjolli dëshiron ende përforcime pasi qëllimi i tij është triumfi në garën më të madhe për klube.

Pep është fokusuar kryesisht në qendër mesfushorët dhe lojtarët me tipare sulmuese, ai tashmë ka përpiluar një listë prej gjashtë lojtarësh sipas The Sun.


Jorginho gjatë ndeshjes kundër Spalit në Stadio San Paolo (Foto: Getty Images)

I pari është mesfushori mbrojtës i Napolit, Jorginho, pastaj Julian Weigl i Borussia Dortmundit dhe Eder Militao i Sao Paulos.

Në sulm, Thomas Lemar i Monacos dhe Riyad Mahrez i Leicesterit janë dy kërkesat për krahët e sulmit.

Thomas Lemar në ndeshjen kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve më 3 maj 2017 (Foto: Getty Images)

Ndërsa i riu i Bayern Leverkusenit, Leon Bailey, është gjithashtu në listë, për të zëvendësuar kohë pas kohe dyshen Sergio Aguero – Gabriel Jesus.

Man City ishte thjesht i pakonkurrencë në sezonin 2017/18 në Ligën Premier dhe në rast se përforcohet ende, me siguri kështu do të jetë edhe në sezonin e ri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lADW_qCAyB8

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori