LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur në Shqipëri nga COVID-19

Gjashtë të vdekur në Shqipëri nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thotë se gjashtë qytetarë të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën në Shqipëri.

Autoritetet pohojnë se kanë kryer 2517 teste të dyshuara, nga të cilat 134 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.


Në spitalet COVID në Tiranë, por edhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në janë në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Listës së të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në total 103,582, që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri gjithsej kanë humbur jetën 2,364 qytetarë, shumica e të cilëve kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18096
Fier 2060
Durrës 933
Shkodër 756
Gjirokastër 665
Korçë 629
Vlorë 350
Dibër 253
Kukës 242
Elbasan 97
Berat 65
Lezhë 22.

Autoritetet kanë kërkuar vazhdimisht nga qytetarët të tregohen vigjilentë në zbatimin e masve anti-covid me synimin kryesor për të frenuar përhapjen e mëtejshme të coronavirusit.