Gjatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në fshatin Leshan të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova,  bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë.


“Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.