I ngatërrojmë me humorin e keq

Shumica e njerëzve i kanë disa shprehi apo mënyra sjelljeje për të cilat mendojnë që janë plotësisht normale, mirëpo shkencëtarët thonë që këto gjashtë sjellje në të vërtetë janë sëmundje mendore! – transmeton Telegrafi.

1. Nuk mund të urinoni kur ndodhet dikush në afërsi

Nëse nuk mund të urinoni kur para tualetit dëgjoni zëra apo dikush me ju është në banjë, gjithsesi nuk jeni i vetmi, mirëpo me siguri nuk e dini që kjo gjendje ka emrin e vetë në mjekësi – parezë.

Praktikisht paraqet frikë nga urinimi dhe “paralizë” fshikëze në prani të njerëzve të tjerë.

Ekstremet e këtilla më së shpeshti përfundojnë me vendosjen e panevojshme të kateterit.

2. Grimcimi i thonjve

Ky çrregullim në rastet më të shumta nuk kalon me adoleshencën.

Stresi dhe mërzia janë arsyet kryesore pse njerëzit hanë thonjtë e tyre. Frustrimi dhe vetmia janë gjithashtu shkaktarët emocionalë për kafshimin e thonjve. Ky zakon mund të jetë dhe simptomë e një gjendjeje psikologjike, siç është çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD).

Në rastet më të rënda, ndërgishtëzat dhe dhëmbët mund të shkatërrohen, por të mos harrojmë edhe bakteret të cilat qëndrojnë në thonj dhe në këtë mënyrë futen në trup.

3. Shpërthim i fuqishëm i emocioneve

Imagjinoni situatën: Shefi ju kritikon për shkak të një gabimi të madh, ndërkaq ju ndiheni që çdo çast do të shpërtheni në qeshje. Qetësojeni vetëm, përpiquni të fshihni qeshjen pas shprehjes “së fajtorit i cili nuk pendohet”, mirëpo në fund në fytyrë megjithatë shfaqet buzëqeshja. Pastaj ndodh qeshja e zëshme dhe histerike të cilën nuk mund ta kontrolloni.

Fjala është për sindromën e shpërthimit të emocioneve të fuqishme, e njohur si ndikim pseudobulbar. Në situatën e këtillë personi i stresuar përgjigjet plotësisht në kundërshtim me reaksionin seç është logjikisht, siç është qeshja në situata të pikëlluese apo serioze.

Nëse personi qesh me gëzim për dështimet e të tjerëve, fjala është për katagelasticizëm. Në mjekësi përshkruhet si çrregullim te i cili personi ndien kënaqësi derisa i përqesh të tjerët.

4. Pamundësia e identifikimit apo ndjenja e ndonjë emocioni

Me siguri keni dëgjuar shpesh nga mikja se partneri i saj nuk është mjaft i sinqertë, se kurrë nuk flet për përvojat e veta apo është plotësisht “i paqasshëm” dhe bën sikur nuk brengoset se si ndihet ajo. Në dy të tretat e këtyre situatave fjala është në të vërtetë për fenomenin e quajtur alekstimi!

5. Intoleranca ndaj tingujve

Çrregullimi mendor i quajtur mizofoni është gjendje te e cila tingujt normalë shkaktojnë irritim. Për shembull, tingujt e ushqimit derisa dikush është duke ngrënë, duke marrë frymë, apo duke u kollitur, klikimi i vazhdueshëm i stilolapsit.

Kur dëgjojnë “tingujt”, njerëzit që vuajnë nga mizofonia kanë simptoma të tilla si rrahje të përshpejtuar të zemrës dhe djersitje.

Për njerëzit të cilët vuajnë nga mozifonia, mjafton vetëm një tingull i tillë, që t’i nxjerrë nga takti…

6. Çrregullimi opozitar i mosbindjes

Njerëzit të cilët vuajnë nga ky çrregullim gjithmonë janë të prirë armiqësisht ndaj dikujt apo diçkaje dhe vazhdim kundërshtojnë autoritetet në mënyrë shumë të zëshme dhe të pakëndshme.

Nuk është fjala për sjellje të keqe herë pas here, por për gjendje konstante, e cila zgjat së paku gjashtë muaj.

Nëse nuk shërohet, situata me kalimin e kohës përkeqësohet. /Telegrafi/