LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë rregullat e njohura të modës, të cilat më nuk duhet t’i respektoni

Gjashtë rregullat e njohura të modës, të cilat më nuk duhet t’i respektoni
(Foto: Pexels)

Këto janë disa rregulla stilistike që janë plotësisht të vjetruara dhe ekzistojnë vetëm për të prishur dukjen e njerëzve që ende i ndjekin ato.

Xhinset dhe pantallonat patjetër duhet të kenë rrip

Shumica ende besojnë se është e nevojshme të bartni një rrip nëse ka vrima për rripin në pantallona. Mirëpo, rripi mund të prishë edhe dukjen. Nëse vishni rroba të thjeshta si xhinse, bluzë dhe atlete, rripi është plotësisht i tepërt.

Kur dëshironi një dukje më zyrtare me pantallona dhe këmishë, atëherë rripi mund të shërbejë si një theks shtesë që do ta bëjë dukjen më elegante. Ky rregull nuk është i vlefshëm tashmë një kohë të gjatë, sepse sipas të riut – sa më i lartë të jetë kontrasti, aq më modern bëhet dukja. Pra, është koha për të eksperimentuar.

Printimet e kafshëve shkojnë mirë me modelet grafike dhe ato piktoreske. Një nga kombinimet më të mira janë modelet gjeometrike të bashkuara me modelet natyrore. Vijat kombinohen me çdo model dhe mund të përdoren ashtu si veshjet e zeza neutrale ose xhins.

Rrobat e bardha janë të përshtatshme vetëm për verën

Ngjyrat e ndritshme janë një zgjidhje praktike për ditë të ngrohtë vere. Por mos harroni për to edhe në sezonin vjeshtë-dimër. Kur bën ftohtë jashtë, shumë njerëz menjëherë kalojnë në nuanca të errëta. Mirëpo, është e bardha ajo që ju bën elegante dhe moderne.

Vija horizontale ju bëjnë më të shëndosha

Kur dy femra, me përmasa të barabarta, vishen në një mënyrë që njëra të veshë një fustan me vija horizontale dhe tjetra një fustan me vija vertikale, femra me veshje me vija horizontale do të duket më truphollë.

Këpucët e ndritshme nuk shkojnë në çorape të zeza

Kontrasti i këpucëve me ngjyra të lehta me najlone të zeza duket shumë i pazakontë, por megjithatë elegant. Mund të bëhet një zgjidhje e shkëlqyeshme dhe theks kryesor në dukje. Thjesht sigurohuni që najlonet të mos jenë të trasha dhe pjesa tjetër e rrobave të përbëhet nga ngjyra neutrale dhe pajisje shtesë që nuk bien në sy.

Buzëkuqi i kuq është i rezervuar për dalje në mbrëmje

Buzëkuqi i kuq është shumë i dallueshëm, kështu që shumë gra kanë frikë dhe e përdorin atë vetëm kur dalin në mbrëmje. Sidoqoftë, grimi ditor mund të duket shumë mirë me buzëkuq të kuq. Thjesht duhet të jeni të moderuar me përbërjen tjetër dhe të siguroheni se theksi të jetë ekskluzivisht në buzë.

/Telegrafi/