LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë punonjës mjekësorë të vdekur nga Coronavirusi në Kinë – 1,700 të infektuar

Gjashtë punonjës mjekësorë të vdekur nga Coronavirusi në Kinë – 1,700 të infektuar

Gjashtë punonjës mjekësorë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Kinë, ndërsa janë infektuar më shumë 1,700 prej tyre, kanë thënë autoritetet në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mungesa e maskave dhe e mjeteve mbrojtëse ka shkaktuar krizë për stafin mjekësor, pasi merren me më shumë se 60,000 raste të virusit vdekjeprurës.


Ministri i komisionit kombëtar të shëndetit në Kinë, Zeng Yixin, ka deklaruar sot se 1,102 nga 1,716 e punëtorëve shëndetësorë të infektuar, janë prekur nga virusi në qytetin e Wuhan.

Raportohet gjithashtu se 400 punëtorët e tjerë të prekur, janë infektuar në vendet e tjera të provincës së Hubeit.

Autoritetet kineze kanë bërë përpjekje për të vendosur mjete mbrojtëse në spitalet e Wuhan, ku mjekët dhe infermierët janë prekur nga Coronavirusi.

Mirëpo, shumica prej tyre është dashur t’i shohin pacientët pa maska të duhura, duke u detyruar të ripërdorin të njëjtën pajisje, ku normalisht ajo duhet të ndryshohet rregullisht.

Një mjek në një klinikë komunitare në Wuhan ka thënë se ai dhe të paktën 16 kolegë të tjerë, po shfaqin simptoma të ngjashme me virusin, përfshirë infeksione në mushkëri dhe kollitje.

Rreziqet për personelin mjekësor nga kjo sëmundje, janë theksuar pas vdekjes së mjekut Li Wenliang nga coronavirusi javën e kaluar.

Vdekja e tij ka tronditur opinionin publik si dhe ka ngritur edhe reagimin e akademikëve në Wuhan, duke kërkuar reformë, si dhe mbështetje për lirinë e shprehjes. /Telegrafi/