Arb Manaj ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ylli i kampionit në elitën e futbollit kosovar, Dritës, ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij, disa prej tyre që nuk janë dëgjuar më parë.


“Te Drita kanë qenë në dijeni se nuk kam të drejtë loje, por ata kanë besuar tek unë, duke filluar nga kryesia e klubit deri tek trajneri”, thotë Manaj.

“Si ka ardh trajneri Zekerija Ramadani në Dritë, ka kontaktuar me mua direkt: ‘Arb kam dëshirë të të kem në ekip’”.

“Kemi punuar edhe më herët ne të dy dhe i thash që nëse unë largohem nga këtu (prej Ballkanit), vetëm në Dritë vi, askund tjetër...”, zbulon më tej ylli i kampionit të sapo-shpallur në elitën e futbollit kosovar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app