Gjashtë gjëra që duhet të dini për ciklin e shkurtër të larjes
Procesi i shpejtë në rrobalarëse të kursen shumë kohë vërtet, por a fitojnë rrobat pastërtinë që duhet? 1. Një cikël i shpejtë larjeje është i mjaftueshëm për një larje rutinë të rrobave që thjesht janë veshur një herë dhe nuk kanë ndonjë njollë. Por, nëse bëhet fjalë për rroba të njollosura, duhet patjetër një cikël i plotë larjeje, pasi procesi i shkurtër realizohet në temperaturë shumë të ulët.
2. Për t’u ndjerë të sigurt se të gjithë mikroorganizmat e dëmshme janë vrarë, rrobat duhen larë të paktën në temperaturën 60° C. Megjithatë, duhet të lexoni gjithmonë etiketën e kujdesit ndaj rrobave, pasi në disa lloje copash specifikohet temperatura max 40°C. Kujdes!
Peshqirët dhe çarçafët duhen larë gjithmonë në temperatura të larta (duke filluar nga 60°C), mundësisht duke përdorur detergjent pluhur, i cili përmban edhe zbardhues/dezinfektues për të vrarë gjithë bakteret e dëmshme. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos nëse keni në familje individë me imunitet të ulët (siç janë fëmijët, apo të moshuarit).
4. Kujdes! Nëse përdorni procesin e shkurtër të larjes, mbani parasysh që edhe shpëlarja bëhet më shpejt. Ndaj evitoni përdorimin e tepruar të detergjentit, nëse nuk doni që rrobat të dalin me shkumë dhe të pashpëlara mirë. Ju rekomandojmë të përgjysmoni dozën e detergjentit.
Për ta eliminuar këtë aromë të pakëndshme, të paktën një herë në muaj duhet të vendosni rrobalarësen bosh, në një proces të shkurtër larjeje, në temperaturë max 90° C, duke shtuar vetëm zbardhues. Gjithashtu, fërkoni mirë me furçë kazanin rrotullues dhe vasketën ku vendoset detergjent.
6. Një plus i madh i procesit të shkurtër të larjes dhe temperaturave të ulëta të ujit, është fakti se kursejmë shumë kohë dhe kursejmë energji elektrike. Me pak fjalë, kursejmë para. /Telegrafi/
































