LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë asamblistë të Cyrihut mysafirë në Kuvend, deputetët i përshëndesin me duartrokitje

Gjashtë asamblistë të Cyrihut mysafirë në Kuvend, deputetët i përshëndesin me duartrokitje

Gjashtë asamblistë nga Cyrihu e kanë përcjell nga afër si mysafirë seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca teksa iu uroi mirëseardhje, tha se tre prej tyre janë shqiptarë.

E ligjvënësit e Kosovës u ngritën në këmbë dhe i përshëndetën me duartrokitje.


Deputetët e PDK-së largohen nga seanca e Kuvendit
Lexo po ashtu Deputetët e PDK-së largohen nga seanca e Kuvendit

Në këtë seancë janë duke u votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Pa votat e PDK-së dhe AAK-së, ka kaluar në lexim të dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Miratimi i Ligjit u bë me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

Gjithashtu, janë miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Më pas, deputetët e PDK-së janë larguar nga salla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori