LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë arsye për ta vizituar Bullgarinë gjatë vitit 2018 (Foto)

Gjashtë arsye për ta vizituar Bullgarinë gjatë vitit 2018 (Foto)
Manastiri Rila

Bullgaria ndoshta nuk është në listën e shteteve që njerëzit duan t’i vizitojnë, por kjo ndoshta duhet të ndryshojë sepse Bullgaria është e mahnitshme, e nënvlerësuar dhe destinacion i përsosur udhëtimi sepse është e mbushur me bukuri natyrale dhe me një bollëk vendesh fantastike të cilat mund t’i vizitoni.

Sofja
Shumica e vizitorëve preferojnë ta fillojnë eksplorimin e Bullgarisë në kryeqytet. Sofia ka një ambiente evropiano-lindore, por në çdo anë ka shenja se është duke u adaptuar me epokën moderne. Shumica e atraksioneve kryesore të këtij qyteti ndodhen në qendër, siç është edhe katedralja e arit Alexander Nevsky, e cila ishte ndërtuar për ta nderuar ndihmën që Rusia i kishte dhënë Bullgarisë në luftën e vet për pavarësi nga osmanët në vitet e 1870’ta, transmeton Telegrafi.


Katedralja Alexander Nevsky

Manastiri Rila
Ky manastir është ndër vendet më të njohura turistike në tërë shtetin, ndërsa gjendet rreth një orë larg me veturë nga Sofja. Enterieri i kishës është i errët, por mikpritës për shumë pelegrinë të cilët e ndriçojnë atë me qirinj.

Manastiri Rila

Qyteti i Vjetër i Plovdivit
Plovdivi është një nga qytetet më të vjetra në Evropë, siç edhe mund të shihet nga rrënojat arkeologjike në qendër të qytetit. Atraksioni kryesor i qytetit është pjesa e Qytetit të Vjetër, ku ka mansione të ndërtuara nga mesi i shekullit 19’të, e që sot shërbejnë si shtëpi për muze dhe galeri.

Qyteti i Vjetër, Plovdiv

Bregu i Detit të Zi
Vizitorët të cilët preferojnë të qëndrojnë në vende afër deti, padyshim se do t’i shijojnë lukset e ‘Sunny Beach’ dhe ‘Golden Sands’, por ka edhe shumë plazhe tjera me rërë në breg. Dy destinacionet të cilat ia vlen t’i vizitoni janë qyteti i Sozopolit dhe Nessebarit. Nessebari është shtëpi e rrënojave të disa nga kishave më të hershme në këtë shtet.

Nessebari

Malet
Malet e Bullgarisë i tërheqin skiatorët nga e gjithë bota, e veçanërisht vendpushimet e klasit botëror si Basnko, Boroveti dhe Pamporovo. Skiimi është i mundur edhe në malin Vitosha.

Ushqimi dhe pijet
Ushqimi me të cilin njihet Bullgaria është ‘Shopska Salata’, variacion i sallatës tradicionale greke, ku përmbi ka edhe djathë të grirë. Jogurti bullgar është një nga më të mirët dhe më të shëndetshëm, gjë e cila mund të shpjegojë se përse fshatarët bullgarë kanë një jetëgjatësi të gjatë. Bullgarët nuk hezitojnë as t’i cakërrojnë gotat me raki, e cila zakonisht krijohet vet në shtëpi dhe përmban sasi të mëdha të alkoolit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori