LAJMI I FUNDIT:

Gisele Bündchen tregon se si tejkaloi ankthin dhe depresionin

Gisele Bündchen tregon se si tejkaloi ankthin dhe depresionin

Supermodelja Gisele Bündchen ishte e ftuar në “The View”, ku ndau mënyrën se si ajo vetë kishte shpëtuar nga depresioni dhe sulmet e panikut në të 20-tat, duke ndryshuar jetën e saj

“Nuk e kisha as idenë më të vogël që gjithçka ishte kaq shumë e lidhur me mënyrën si jetoja dhe sidomos me ushqimin”, kujtoi ajo duke vazhduar edhe më tej: “Nuk po i kushtoja rëndësi trupit, po ecja me 160 km në orë”.


Gisele pranoi se për një vit të tërë iu desh të shkonte nga specialisti në specialist për të ndihmuar veten, por asgjë nuk po e zgjidhte problemin.

“Kur takova një doktor më tha që duhet të ndryshoja dietën dhe unë u habita sepse nuk e besoja dot që ushqimi kishte lidhje me sulmin e panikut, por ai më siguroi që gjithçka niste pikërisht aty”, shpjegoi më tej Gisele.

Në atë moment ndryshoi gjithçka sipas supermodeles, e cila më tej nisi të praktikonte yoga, meditimin dhe thotë se u transformua si njeri.

Gisele është autore e librit të gatimit “Nourish” dhe në një intervistë më të hershme ajo ka shpjeguar lidhjen e ngushtë me ushqimin duke zbuluar të vetmin ushqim që nuk e ha kurrë, i cili është sheqeri i bardhë, që sipas saj është helm për trupin.

Gisele Bündchen flet për mendimet e vetëvrasjes në kulmin e karrierës: ‘Ndihesha e mbytur’
Lexo po ashtu Gisele Bündchen flet për mendimet e vetëvrasjes në kulmin e karrierës: ‘Ndihesha e mbytur’

/Telegrafi/