Gisele Bundchen dukej mahnitëse teksa promovonte markën braziliane të bizhuterive Vivara në fushatën e tyre të re të Krishtlindjeve.

Supermodelja, 43 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të lakmueshëm në një fustan mëndafshi me nuancë bakri që i nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara.


Në foton magjepsëse, Gisele, e cila kohët e fundit kaloi disa kohë në vendlindjen e saj me familjen e saj, u pa duke u shtrirë në një jastëk rozë të zbehtë duke treguar aksesorët e shtrenjtë, shkruan DailyMail.

3 32

Bukuroshja braziliane veshi një sërë pjesësh nga marka, duke përfshirë një gjerdan prej ari, prej afro 600 mijë dollarësh (553 mijë dollarë), me perla dhe safirë pa ngjyrë.

Ajo e kombinoi atë me një varëse mahnitëse të dritës së hënës, si dhe një palë vathë dhe byzylykë me rrathë.

11 7

Vivara ka shpërndarë edhe dy klipe të modeles në faqen e tyre në Instagram, teksa ajo ka promovuar bizhuteritë e mrekullueshme.

Në një klip, ish-gruaja e Tom Bradyt, u pa me një fustan të zi teksa modelonte një sërë pjesësh diamanti.

Bukuroshja “bëri magjinë” e saj para kamerave teksa rrinte në divan rozë. /Telegrafi.

2 51

4 30

5 25

6 17

7 13