LAJMI I FUNDIT:

Giresse flet për mungesat dhe mundësinë e zëvendësimit të tyre: Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë

Giresse flet për mungesat dhe mundësinë e zëvendësimit të tyre: Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë
Alain Giresse në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka folur fillimisht për problemet e fundit që iu shfaqën disa lojtarëve shkaku i lëndimet para ndeshjeve të shtatorit.

Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi do të mungojnë për ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe ndaj Qipros.

Giresse ka zbuluar se shpejt do të ftojë lojtarë të rinj në vend të atyre që mungojnë.


“Kemi dy ndeshje në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros. Kemi përgatitur një listë lojtarësh. Kemi grumbulluar lojtarët kanë qenë më në formë, ata që kanë qenë me më rëndësi në ekipet e tyre dhe në ekipin e Kosovës”.

“Sjellja e lojtarëve të rinj është strategjia e këtij grumbullimi. Si në muajin qershor, fatkeqësisht po përballemi me mungesa, kryesisht për shkaqe lëndimesh, por edhe për shkaqe të tjera”.

“E vajtojmë faktin se në fundjavën e fundit janë lënduar disa lojtarë. Ne na mbetet t’i zëvendësojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Lista fillestare kishte 27 lojtarë. Pastaj, kjo listë është reduktuar në 23 lojtarë shkaku i lëndimeve që ndodhën së fundmi. Do ta shohim se cila është mënyra më e mirë për t’i zëvendësuar këta lojtarë”.

“Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë. Është pak problematik zëvendësimi pasi lojtarëve të tjerë ju mungon përvoja”, ka thënë Giresse në konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Situatë e tensionuar para finales së Copa del Rey: Presidenti i federatës spanjolle kontakton Real Madridin

Situatë e tensionuar para finales së Copa del Rey: Presidenti i federatës spanjolle kontakton Real Madridin

Hansi Flick me akuza të ashpra ndaj Real Madridit për çështjen e gjyqtarëve

Hansi Flick me akuza të ashpra ndaj Real Madridit për çështjen e gjyqtarëve

Finalja e ‘El Clasicos’ rrezikon të mos luhet fare pas vendimit drastik të Real Madridit

Finalja e ‘El Clasicos’ rrezikon të mos luhet fare pas vendimit drastik të Real Madridit

Real Madridi del me njoftim zyrtar para finales ndaj Barcelonës

Real Madridi del me njoftim zyrtar para finales ndaj Barcelonës

Presidenti i federatës spanjolle tregon se a do të luhet ‘El Clasico’ apo jo

Presidenti i federatës spanjolle tregon se a do të luhet ‘El Clasico’ apo jo

Pas kërcënimeve të Real Madridit se mund të mos luajnë në finale të Copa del Rey, reagon federata spanjolle

Pas kërcënimeve të Real Madridit se mund të mos luajnë në finale të Copa del Rey, reagon federata spanjolle

Kalo në kategori