LAJMI I FUNDIT:

Giorgio Armani merr vendimin e papritur në lidhje me shfaqjen e koleksionit të ri

Giorgio Armani merr vendimin e papritur në lidhje me shfaqjen e koleksionit të ri

Teksa kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, po mbante një konferencë për shpërthimin e koronavirusit me qendër zonat veriore të Italisë, Giorgio Armani mori vendimin në lidhje me shfaqjen e koleksionit Vjeshtë-Dimër 2020-2021

Shfaqjet e Armani-t janë përherë të mbushura plot me njerëz, të ftuar dhe adhurues të modës, por këtë herë – si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit – shfaqja do të realizohet në një vend të zbrazët.


“Shfaqja do të ndodhë, por në një vend bosh,” tha një përfaqësues i Armani-t.

View this post on Instagram

A post shared by Giorgio Armani (@giorgioarmani) on Feb 23, 2020 at 2:16am PST

Koleksioni do të prezantohet live në Armani.com, në Instagram @giorgioarmani dhe në Facebook @GiorgioArmani.

Shfaqja nis sot në orën 16:00.

E diela e sotme është dita e fundit e Javës së Modës në Milano, ndërsa të hënën kalendari do të shënojë Javën e Modës në Paris.