“Edhe po të jem, nuk më bën shumë përshtypje, por të them të drejtën nuk është se kam dëshirë të jem pjesë e skandaleve”, ka thënë Gili.

Ajo ka shtuar se edhe po të ndodhë që të shkruhet për të, nuk do i bënte përshtypje nëse dikush do shkruante keq për interpretimin e këngëve, veshjen apo realizimin e videoklipeve, mirëpo nuk do të lejonte asnjëherë që ta prekin në moral.

“Këtë nuk do ta toleroja, sepse gjithmonë kam qenë ose jam munduar të jem një këngëtare familjare dhe asnjëherë nuk kam tentuar të jem në qendër të vëmendjes përmes skandaleve”, ka shtuar këngëtarja. /ktv/