LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid shfaqet pa grim, teksa pozon me vajzën Khai

Gigi Hadid shfaqet pa grim, teksa pozon me vajzën Khai

Këtë fundjavë u festua Dita e Nënës, ajo shënohet më 9 maj në SH.B.A.

Dhe Gigi Hadid , e cila kohët e fundit u bë nënë e vogëlushes Khai me Zayn Malik, ishte vetëm një nga yjet që postoi për familjen në Instagram.

Gigi është një fanse e ndarjes së vështrimeve nga jeta e saj në rrjete sociale.

Gigi Hadid ndan me ndjekësit dhomën e vajzës së porsalindur
Lexo po ashtu Gigi Hadid ndan me ndjekësit dhomën e vajzës së porsalindur

Ajo është gjithashtu e gatshme të ndaj një fotografi fare pa grim, duke marrë pjesë në një trend më të gjerë që ka përfshirë Hollywood-in kohët e fundit.

E famshmja e fundit që lëshoi ​​një foto të këtij lloji ishte Adele në festimin e ditëlindjes së saj të tridhjetë, javën e kaluar.

Grimierja e Gigi Hadid ndan një truk mahnitës për buzë më të plota
Lexo po ashtu Grimierja e Gigi Hadid ndan një truk mahnitës për buzë më të plota

Gjithsesi, Gigi ndau një pamje super reale që daton nga tetori i vitit 2020 dhe e shfaqi atë duke qëndruar afër Khai, e veshur me pizhame liri rozë, teksa mbështet vajzën në kraharorin e saj.

Është një pamje super e bukur, natyrale në të cilën Gigi duket se ka vendosur grim minimal ose zero dhe flokët e saj të gjatë janë kapur në një topuz plotësisht të çrregullt. /Telegrafi/