Një prej çifteve më simpatike dhe më të njohura shqiptare janë padyshim moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi.

Dhe për ta sot (e mërkurë) është një ditë e veçantë, pasi prezantuesja po feston ditëlindjen e 32-të.


Natyrisht, një urim romantik nuk ka munguar nga bashkëshorti i saj, i cili ka zgjedhur disa fjalë të ndjera për të uruar partneren e tij.

Screenshot 1 59 Foto: Getoar Selimi/Instagram

Geasy ka postuar një imazh të Marinës teksa mbante në krah të bijën e tyre, Marget teksa bëri urimin për të.

“Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më vjen mirë kur e di se kisha të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh”, ka shkruar reperi në urim.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet dhe urimet e ndjekësve dhe fansave të çiftit sipër fotos.

Ndryshe, përveç kohës që ndajnë me familje, dyshja janë të angazhuar edhe në karrierat përkatës, Marina me prezantimin e emisioneve televizive ndërsa Getoari me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/