Në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), sot u miratua një deklaratë në të cilën vendet harmonizuan vizionin e Kontinentit të Vjetër dhe u zotuan për bashkëpunim ekonomik dhe të sigurisë, si dhe mbi luftën kundër pandemisë së coronavirusit.
Samiti po mbahet në Antalia dhe përveç Turqisë, morën pjesë edhe përfaqësues të lartë politikë të vendeve të rajonit dhe Kosovës.
It was a privilege to lay out the positions of the new 🇽🇰 government at the #SEECP FM meeting in 🇹🇷. Kosova underlines its commitment to regional cooperation among equal partners on its path to 🇪🇺 integration based on the rule of law and for the prosperity of all 🇽🇰 citizens. pic.twitter.com/wLUc1olMJo
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 17, 2021
Kosova është përfaqësuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kjo e fundit përmes rrjetit social Twitter ka pohuar se Kosova është e angazhuar për bashkëpunim rajonal në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Ishte një privilegj të tregoja pozicionet e qeverisë së re në takimin e ministrave të jashtëm në SEECP. Kosova nënvizon angazhimin e saj për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian bazuar në sundimin e ligjit dhe për prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në Twitter.
Deklarata i bënë thirrje Bashkimit Evropian të intensifikojë zgjerimin me vendet e SEECP, duke besuar se kjo është thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e kësaj pjese të Evropës.
Ajo thekson se migrimi, radikalizimi, ekstremizmi, racizmi, diskriminimi dhe ksenofobia janë sfida të sigurisë, të cilat janë të lidhura me intolerancën, antisemitizmin, islamofobinë, sjelljen anti-rome dhe gjuhën e urrejtjes. Keqinformimi u identifikua gjithashtu si një sfidë e sigurisë.
Deklarata thekson se mekanizmi global COVAX është çelësi i shpërndarjes së drejtë të vaksinave të coronavirusit. Ata u bënë thirrje autoriteteve në nivele të ndryshme për të siguruar fondet e nevojshme për të luftuar pandeminë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri