Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), mori pjesë të dielën në ceremoninë e hapjes së qendrës “The Illyria Community and Wellness Center” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Bronks të Nju Jorkut, e organizuar nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut. Prerja e shiritit u bë së bashku me Gjonaj dhe me Chuck Schumer, udhëheqës i shumicës në Senatin Amerikan.
Gjatë fjalës së tij, zSchumer vuri në pah rëndësinë e komunitetit shqiptar në Amerikë.
“Gjatë një bisede të shkurtër ministrja Gërvalla falënderoi Schumer për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm të Senatit Amerikan për Kosovën, dhe i përcolli mesazhin që qeveria e re e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi, por me Senatin në veçanti. Ajo e falënderoi z. Schumer edhe për mbështjetjen që ai personalisht i ka dhënë komunitetit shqiptar në New York dhe e ftoi për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt”, thuhet në njoftim.
Gjatë manifestimit solemn të mbajtur më pas, dhe në të cilin merrnin pjesë kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëudhëheqës i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit; Vedat Gashi, ligjvënës i Këshillit Bashkiak në Uestsçester; dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar në New York, ministrja Gërvalla ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke i përgëzuar për investimin dhe krijimin e mundësive të reja për mërgatën në ShBA, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për të marrë pjesë në një sërë programesh rekreative, si dhe për tu takuar mes vete, e për të forcuar bashkëpunimin.
“Ne si Qeveri e re e Republikës së Kosovës po angazhohemi shumë që të krijojmë klimën e përshtatshme për të gjithë investitorët që duan të vijnë dhe të hapin bizneset e tyre. Andaj jam shumë e kënaqur që sot personalisht mund të ju ftoj të konsideroni Kosovën si destinacion për investimet tuaja në të ardhmen”, theksoi ajo, duke i njoftuar se sundimi i rendit dhe ligjit është prioritet i qeverisë së tanishme si një prej faktorëve vendimtar për të krijuar një ambient të përshtatshëm në këtë drejtim.
Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për kontributin e vazhdueshëm dhe rolin esencial të mërgatës në ShBA për të ndihmuar Kosovën në periudhat më vendimtare.
Duke qenë pjesë e mërgatës për shumë vite, Gërvalla theksoi ndër të tjera se e dinë shumë mirë rëndësinë e transmetimit të elementeve kulturore e posaçërisht gjuhën amtare tek brezat e rinj.
“Është letërsia jonë, muzika, historia e lashtë, gjithashtu mirësia, mikpritja jonë dhe qasja shumë njerëzore ndaj njëri- tjetrit, po edhe ndaj të huajve, që na bën më të veçantë midis kombeve të ndryshme në rajon dhe në mbarë botën”.
Gjithashtu, Gërvalla ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në proces të hartimit të një strategjie për diasporën, e cila do të institucionalizoj relacionet mes bashkëatdhetarëve dhe shtetit të Kosovës. Përmes saj, tha ajo, do të arrihet që të krijohet një bashkëpunim më i strukturuar dhe më i fortë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës