Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari i shekullit në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Superylli i Juventusit parakaloi në tepihun e kuq së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez, para se të merrte çmimin historik në Dubai Globe Soccer Awards.


Ceremonia është zhvilluar në objektin ikonik, Burj Khalifa, që është ndërtesa më e lartë në botë.

georgina 2 e1609106755869 (Foto: Instagram/cristiano)

Derisa Ronaldo kishte veshur kostum të hirtë, bukuroshja zgjodhi një fustan të kuq të shndritshëm.

Fustani ishte i hapur në pjesën e dekoltesë, si dhe kishte një çarje të madhe në pjesën e këmbës. /Telegrafi/

cris1f (Foto: Instagram/cristiano)

cri e1609107148671 (Foto: Twitter/Crisgina Fanpage)