Georgina Rodriguez u përfshi nga një valë e madhe gjatë pushimeve të saj këtë javë.

Influencuesja e rrjeteve sociale, 29 vjeçare, ndau në Instagram të premten një klip teksa po freskohej në det.


Ylli televiziv është parë në Itali dhe Portugali javët e fundit duke shijuar pushimet me të dashurin e saj, futbollistin Cristiano Ronaldo.

73484033 12324811 image m 28 1689964146896 Foto: Instagram

Në videon e fundit, Georgina dukej sensacionale me bikini jeshile teksa dilte nga uji, por shpejt u përpoq të mbante ekuilibrin pasi kushtet u bënë të paqëndrueshme.

E njëjta u përplas nga një sërë valësh, e cila në një moment u shfaq duke qeshur pasi u mbulua tërësisht nga uji.

73484037 12324811 image m 30 1689964196989 Foto: Instagram

Në videon në rrjete sociale, zeshkania shtoi në përshkrim: “Kur mendon se je e pathyeshme”.

Çifti kanë shijuar një udhëtim luksoz me jaht me fëmijët e tyre Alana Martina 5 vjeçe dhe Bella 13 muajshe.

73484031 12324811 image m 32 1689964320818 Foto: Instagram

Cristiano ka djalin Cristiano Jnr, 12 vjeç dhe binjakët Eva dhe Mateo, pesë vjeç, të cilët i kishte përpara se të takonte Georginan në vitin 2016. /Telegrafi/