LAJMI I FUNDIT:

George W. Bush shpërthen në lot, derisa i thotë lamtumirën e fundit babait të tij (Video)

George W. Bush shpërthen në lot, derisa i thotë lamtumirën e fundit babait të tij (Video)

Presidenti George W. Bush ka shpërthyer në lot derisa ka folur për babanë e tij George H.W. Bush, në shërbimin e tij përkujtimor në Uashington.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai e quajti atë ‘babai më i mirë që një djalë ose një vajzë mund të ketë’ – duke humbur qetësinë e tij dhe duke ulur kokën në mes të lotëve.

“Dhe në pikëllimin tonë, unë vetëm buzëqesh duke e ditur se babai është duke përqafuar Robin dhe duke mbajtur dorën e nënës”, tha Bush.


Ai i referohej Robin Bushit, djalit të dytë të Bushit, i cili vdiq nga leukemia në vitin 1953.

George H.W. Bush: Nga piloti më i ri, në President - historia e njeriut që udhëhoqi fitoren e Perëndimit
Lexo po ashtu George H.W. Bush: Nga piloti më i ri, në President - historia e njeriut që udhëhoqi fitoren e Perëndimit

“Do të na mungojë mirësia jote, sinqeriteti dhe shpirti yt do të qëndrojë përgjithmonë me ne”, tha ai në fund të fjalëve të tij.

Më herët në vërejtjet e tij, presidenti i 43-të përshkroi telefonatën e fundit me babain e tij.

Nderimet për George H.W. Bush, momenti kur heroi nderon heroin (Video)
Lexo po ashtu Nderimet për George H.W. Bush, momenti kur heroi nderon heroin (Video)

“E thirra atë. I thashë baba, të dua që ke qenë një baba i mrekullueshëm. Dhe fjalët e fundit që ai do të thoshte ndonjëherë në tokë ishin: Edhe unë të dua”, tha ai.

Bush, presidenti i parë që nga John Quincy Adams që ndoqi babanë e tij në zyrën më të lartë të vendit, gjithashtu foli për disa nga vlerat që babai i tij shfaqte në detyrë.

“Ai më tregoi se çfarë do të thotë të jesh president i cili shërben me integritet, udhëheq me guxim dhe vepron me dashuri në zemrën e tij për qytetarët e vendit tonë”, tha Bush.

Pasi u martua me të dashurën e tij, George H.W. Bush qëndroi me Barbara Bush për 73 vjet.

“Ai qeshi dhe qau me të. Ai i ishte kushtuar tërësisht asaj”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori