George Clooney dhe gruaja e tij, Amal, u panë duke u larguar nga festa pas premierës së filmit të ri Jay Kelly në Londër, ku shijuan një mbrëmje plot yje me Adam Sandler, Emma Thompson dhe Benedict Cumberbatch.

Aktori 64-vjeçar, që kishte hequr kravatën për një pamje më të çlodhur, u tregua xhentil ndërsa mbante derën për të ftuarit.


Ndërkohë, Amal, 47 vjeçe, mahniti me një fustan të shkurtër rozë të ndezur, duke i dhënë fund mbrëmjes me shumë stil, shkruan DailyMail.

Në event u panë gjithashtu edhe Adam Sandler, i cili ndaloi për të dhënë autografe, si dhe emra të njohur si Louis Partridge dhe Tilda Swinton.

Më herët gjatë mbrëmjes, George tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq teksa pozoi me producentin David Heyman dhe regjisorin Noah Baumbach, duke treguar anën e tij lozonjare.

Filmi i ri Jay Kelly, i prodhuar nga Netflix, e sjell Clooney-n në rolin e një aktori që përballet me krizën e identitetit në mes të karrierës, një histori që përzien humorin me reflektimin mbi famën dhe vetveten. /Telegrafi/