Lajmet e rrejshme së fundmi janë bërë problem global, e në veçanti kur kemi të bëjmë për tema apo ngjarje serioze, që për fat të keq mund t’i besojë bota. Dhe për këtë liderët botërorë janë duke bërë thirrje që të ndalet shpërndarja e tyre.
Por është pikërisht Koreja e Veriut që vazhdimisht publikon lajme të rreme përmes mjeteve të saj propaganduese, kinse ky vend është i paprekshëm dhe është një nga më të fuqishmit, transmeton Telegrafi.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vazhduar traditën e gjyshit dhe babait të tij, të cilët gjithashtu sa ishin në pushtet gjithmonë kishin “ushqyer” qytetarët me informacione të pasakta, që i shkonin për shtati kësaj familje sunduese.
Koreja e Veriut në kampionatin botërorë të futbollit
Autoritet e këtij vendi në vitin 2010, i janë drejtuar qytetarëve të saj se si kinse kishin fituar kupën në kampionatin botëror të futbollit. Në videon që ua kishin shfaqur qytetarëve, mund të shiheshin lojtarët duke qarë nga gëzimi që kishin fituar vendin e parë.
Por, e vërteta është se përfaqësuesja e tij nuk kishte fituar as edhe një pikë në fazën e grupeve.
Medalja e artë olimpike
Ata kanë dëshirë të njihen në botë si një komb me shpirt sportisti. Kështu Koreja e Veriut është munduar ta bind popullin, se atleti i tyre kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Sydney.
Por është interesant fakti se si Koreja e Veriut në këto lojëra kishte fituar katër medalje – një të argjendtë dhe tri të bronzta, por askush nuk i kishte përmendur ato.
Kanë zbuluar njëbrirëshin
Agjencia qendrore e lajmeve e Koresë së Veriut kishte njoftuar në vitin 2012, se arkeologët kishin gjetur gjurmë të njëbrirëshit jo larg nga Pyongyang. Gjithashtu kanë bërë të ditur se njëbrirëshit i kishin kalëruar mbretërit e lashtë korean.
Kanë shpikur alkoolin që nuk i bën të dehen
Ata me krenari kishin njoftuar se shkencëtarët e tyre kishin prodhuar alkoolin, pas konsumimit të cilit do të ndiheshin sikur të mos kishin konsumuar edhe as edhe një pikë alkool.
Një revistë shtetërore e kishte botuar këtë lajm, por për fat të keq nuk ishte besuar nga masa, pasi edhe sot e kësaj dite në Korenë e Veriut importohen sasi të mëdha të alkoolit.
Kim Jong-Il ka thyer rekordin botëror në golf
Në vitin 1944 ishte përhapur një lajm se babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il kishte thyer rekordin botëror në golf. Kishin shkruar se ai kishte lindur si talent i rrallë për golf, transmeton Telegrafi.
Kim Jong-Il është ikonë botërore e modës
Në vitin 2010 ishte shfaqur një lajm, që Kim Jong-il është bërë ikonë botërore e modës, dhe kinse të gjithë kanë filluar ta imitojnë në stilin e veshjes. Regjimi madje kishte “prodhuar” lajmin kinse një stilist i famshëm francez e kishte falënderuar liderin për “stylingun”.
Familja e Kim nuk shkon në tualet
Është normale që çdo person te ketë nevoja themelore fizike, këtu përfshihen edhe njerëzit që janë në krye të një shteti. Megjithatë, në Korenë e Veriut sipas propagandës së tyre, gjëra janë më ndryshe.
Kim Il Sung dhe Kim Jong-il thuhet se kurrë nuk kishin shkuar në tualet. Kjo thuhet se u ka ndihmuar të sigurojnë statusin hyjnor tek populli i tyre.
Megjithatë, Kim Jong-un kishte hequr dorë nga ky lloj rrëfimi. Raportohet se pas tij qëndron gjithmonë një burrë që bartë me vete tualetin personal kudo që ai lëviz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij