Gena lanson projektin “Bella Senorita”, në bashkëpunim me Olsi Bylyku

Gena Lito është njëri nga këngëtarët që vazhdon të jetë në skenën muzikore për vite me radhë.
Që nga atëherë ai nuk ka zhgënjyer fansat e tij, pasi në mënyrë të njëpasnjëshme ka sjellë projekte të reja.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Gena ka lajmëruar fansat se ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Olsi Bylyku.
“Bella Seniorita” titullohet projekti ri, për instrumentalin e të cilit është kujdesur vet këngëtari, me ndihmën e Gent Myftaraj.
Tekstin e të gjithë kësaj e ka shkruar Endrit Mumajesi dhe Olsi Bylyku, ndërsa për vizualitetin ka punuar Lorenc Pelushaj dhe Kreshnik Marku.
Kujtojmë se "Me fal" titullohet projekti i tij i fundit, që arriti 3.7 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































