LAJMI I FUNDIT:

Geci: Thaçi më ka thënë se komunikatën me numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi i VV-së

Geci: Thaçi më ka thënë se komunikatën me numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi i VV-së

Ish-anëtari i LDK-së, Gani Geci, ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi, i kishte thënë se komunikatën numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi.

Selimi para disa javëve ka thënë se komunikatën famëkeqe e ka shkruar pikërisht Thaçi.


Geci thotë se për këtë deklaratë duhet që dikush të marrë përgjegjësi.

Ai po ashtu thotë se ka kërkuar për vite me radhë se kush e ka shkruar këtë deklaratë.

“Për komunikatën është bërë një kërkim falje, për të cilën e falënderoj Thaçin”, ka thënë Geci në T7.

“Mirëpo Thaçi më kishte thënë në vesh se komunikatën e ka shkruar Rexhep Selimi. Unë me Rexhepin nuk kam pasur raporte të mira pas lufte pas zjarrit që është hedhur midis neve nga persona të tjerë. Ata kanë dashur që të më prishin edhe me Sami Lushtakun. Por nëse nuk është e vërtet, Thaçi duhet të bëjë padi ndaj Selimit. Unë me Selimin kemi bërë së bashku aksione gjatë luftës”.

“Gjykata Speciale do e thërras Selimin për këtë deklaratë që e ka bërë në publik, nëse nuk e ka pyetur deri më tani. Unë këtë punë tani ia kam lënë gjykatës e nuk merrem më me të” , ka thënë Geci.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori