LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Qeveria e Haradinajt replikë e Qeverisë së Përkohshme të Thaçit

Gecaj: Qeveria e Haradinajt replikë e Qeverisë së Përkohshme të Thaçit

Bajram Gecaj, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi drejtuar medieve, Qeverinë Haradinaj e ka quajtur Qeveri e Përkohshme e Kosovës.

Ai është shprehur se “menjëherë pas përfundimit të luftës, “komandantët” kishin instaluar dhunshëm dhe në mënyrë krejtësisht arbitrare Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (QPK)”.


“Lirisht mund të themi se kemi përsëritje e asaj qeverisjeje të ‘komandantëve’, pra QPK II, apo qeverinë e dytë më të keqe që ky vend ka parë në periudhën e pasluftës, qeveri të matrapazëve e sekserëve”, ka shkruar Gecaj.

“Të gjithë jemi dëshmitarë sa të këqija i solli këtij vendi ajo periudhë e qeverisjes së mbrapsht, periudhë kjo e cila instaloi themelet e së keqes: keqqeverisjen, krimin e organizuar, korrupsionin, shantazhin, reketin dhe çdo gjë tjetër që sinonizohet me të keqen, të mbrapshtën e kriminalen, e që fatkeqësisht po na përcjellë si mortajë vdekjeprurëse. Megjithatë, ajo periudhë qeverisjeje rezultoi gjithashtu në një zhgënjim të jashtëzakonshëm të popullit me ‘komandantët’, duke pasuar kështu me humbjet e tyre të njëpasnjëshme zgjedhore!”, ka thënë Gecaj.

Më tej ai ka thënë se ‘si në zgjedhjet e para të pasluftës, ashtu edhe tani, populli i Kosovës duhet t’ua tregoi vendin e t’u japi “flakareshin” e radhës kësaj kaste politikanësh’.

“Hiq LBD-në e zëvendësoje me AKR-në (të dyja parti të parëndësishme), sot lirisht mund të themi se kemi replikimin e asaj qeverisjeje të ‘komandantëve’, pra QPK II, apo qeverinë e dytë më të keqe që ky vend ka parë në periudhën e pasluftës, qeveri të matrapazëve e sekserëve. Fatkeqësisht, tani kemi të bëjmë me njerëzit e njëjtë por të cilët kanë sofistikuar mjetet dhe metodat e tyre keqbërëse, duke krijuar njëkohësisht edhe bazë të fuqishme financiare. Si të tillë, do të jetë sfide e jona e madhe kombëtare, shumë më e ndërlikuar se më parë, mënjanimi i tyre nga sistemi qeverisës, e për t’i mundësuar pastaj këtij vendi që përfundimisht të përjetojë frymën e vërtetë të lirisë, pavarësisë e demokracisë. Ashtu si në zgjedhjet e para të pasluftës, ashtu edhe tani, populli i Kosovës duhet t’ua tregoi vendin e t’u japi “flakareshën” e radhës kësaj kaste politikanësh, kësaj replike apo këtij imitimi të QPK-së, pra QPK dyshit!”, ka shtuar më tej ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori