LAJMI I FUNDIT:

Gazpromi rus ndërpret furnizimin e Holandës me gaz

Gazpromi rus ndërpret furnizimin e Holandës me gaz

Lista e vendeve të bojkotuara nga kompania shtetërore ruse Gazprom po bëhet më e gjatë. Tani kësaj liste iu shtua edhe Holanda.

Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se Gazpromi rus ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për këtë vend.

Shkak për këtë ndërprerje është refuzimi i koncernit Gasterra për të paguar në rubla. Pas këtij refuzimi Gazpromi deklaroi se Holanda nuk do të furnizohet me gaz duke nisur nga data 31 maj 2022.


Sipas të dhënave të koncernit holandez, 2 miliardë metra kub gaz, që ky Gasterra donte t’i blinte deri në tetor nga Gazprom janë porositur tani nga furnizues të tjerë.

BE ndalon shumicën e importeve ruse të naftës - por ndërmerr hapa “për të qetësuar” Hungarinë
Lexo po ashtu BE ndalon shumicën e importeve ruse të naftës - por ndërmerr hapa “për të qetësuar” Hungarinë

Pas fillimit të luftës agresive në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një urdhër, sipas të cili vendet “jomiqësore” që importojnë gazin rus duhet t’i paguajnë në të ardhmen faturat e tyre në rubla.

Rreth një javë më parë Rusia ndërpreu furnizimet me gaz për Finlandën. Në prill Rusia kishte pezulluar edhe furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.

Bashkimi Evropian e akuzon Moskën për “shantazh”. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori