LAJMI I FUNDIT:

Gazetat indiane që janë gjetur në Alpet franceze mund të jenë nga aeroplani i rrëzuar në vitin 1966

Gazetat indiane që janë gjetur në Alpet franceze mund të jenë nga aeroplani i rrëzuar në vitin 1966

Gazetat indiane nga viti 1966 kanë dalë në sipërfaqe në Alpet Franceze, nën akullin e një akullnaje të shkrirë në Mont Blanc.

Dhe sipas BBC, përcjell Telegrafi, ato besohet se janë nga një aeroplan i Air India që u rrëzua më 24 janar të vitit 1966, duke vrarë të gjithë 117 njerëz në bord.


Në faqet e para raportohen zgjedhjet historike të Indira Gandhi, kryeministrja e parë i Indisë – dhe deri më sot, e vetmja femër.

Rreth një duzinë gazetash, përfshirë National Herald dhe The Times, u gjetën nga një pronar lokal i restorantit.

Timothee Mottin, restoranti i të cilit është afër zonës së vendpushimit të skive Chamonix, i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Ato po thahen tani, por ato janë në gjendje shumë të mirë. Ju mund t’i lexoni ato”.

Pasi të jenë tharë, tha ai, ato do të shfaqen në restorantin e tij, si pjesë e një koleksioni sendesh nga rrëzimi që ai gjeti me kalimin e kohës.

Ndryshe, po sipas BBC, relikti më i vlefshëm nga rrëzimi u gjet në vitin 2013 – një kuti me gurë të çmuar duke përfshirë smerald, safirë dhe rubin që u vlerësua se vlente midis 130,000 euro dhe 246,000 euro.

Rritja e temperaturave globale po bën që akullnajat malore të shkrihen dhe “fletët e akullit polar të tërhiqen”.

Fluturimi 101 i Air India ishte duke fluturuar nga Mumbai – i njohur atëherë si Bombay – për në Londër kur u rrëzua pranë majës së Mont Blanc më 24 janar të vitit 1966.

Fluturimi kishte bërë dy ndalesa të planifikuara në Delhi dhe Beirut, Liban, dhe ishte në rrugën e tij për në një tjetër ndalesë në Gjenevë, Zvicër.

Sidoqoftë, gjatë zbritjes në Gjenevë avioni u përplas me malin, duke vrarë të gjithë 106 pasagjerët dhe 11 anëtarët e ekuipazhit në bord. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori