LAJMI I FUNDIT:

Gazetari që po hetonte vrasjen e Ivanoviqit, tregon në polici si u rrëmbye dhe si u trajtua nga rrëmbyesit

Gazetari që po hetonte vrasjen e Ivanoviqit, tregon në polici si u rrëmbye dhe si u trajtua nga rrëmbyesit

Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, zhdukja e të cilit ishte raportuar në natën në mes të mërkurës dhe të enjtes, deklaroi të premten në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Kriminalistikës të MUP-it serb se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur, fytyrat e të cilëve ai nuk kishte parë.

Gazetari serb, i cili po hetonte vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, ka thënë se rrëmbyesit e kishin kërcënuar, por nuk e kishin rrahur.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, është interesante se Cvetkoviq u gjet në rrugë kur ai kishte dalë nga një shtëpi, jo larg shtëpisë së tij në Bela Crkva.


“Ai ka deklaruar se e kishin nxjerr nga vetura e tij persona të paidentifikuar ‘të maskuar’ dhe se ndaj tij nuk ishin të ashpër. Nuk e kanë rrahur, as nuk e kanë lënë të uritur. Analiza e gjurmës në orën e tij të dorës, e gjetur pranë automjetit të braktisur, nuk tregoi ADN-në e një personi tjetër. As në veturën e tij, sipas rezultateve të analizës së deritashme, nuk ka gjurmë të dyshimta”, tregon një burim nga hetimet e rastit, përcjell Telegrafi.

Sipas informatave operative, Cvetkoviq ishte në Prishtinë rreth dhjetë ditë më parë në shoqërinë e një biznesmeni të njohur nga Serbia lindore. Me të, para zhdukjes misterioze, ai komunikonte qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes mesazheve. Kishte bisedime të caktuara me një numër telefonit të lokalizuar në Prishtinë dhe janë regjistruar biseda me persona të panjohur nga Maqedonia.

Prej momentit të raportimit të zhdukjes së tij, të gjithë telefonat e Cvetkoviq u shuan, kurse ai i ka disa. Gjatë aktiviteteve operative, u zbuluan se ai ka mbajtur kontakte me disa njerëz, duke i informuar se ai ishte gjallë dhe mirë, dhe se asgjë nuk i kishte ndodhur, shkruan gazeta.

Makina bosh ishte shenjë që të fillonte kërkimi

“Ai thotë se ishte kërcënuar për shkak të njohurive që ka bërë publike në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dhe se është rrëmbyer nga njerëz të cilët janë të përfshirë në këtë krim. Sipas tij, plani ishte ta transferonin në Rumani. Dëshmia e tij është plot me ‘vrima’, por të gjitha jemi duke i verifikuar”, tha burimi nga hetuesia.

Zhduket gazetari serb që  hulumtonte vrasjen e Ivanoviq
Lexo po ashtu Zhduket gazetari serb që  hulumtonte vrasjen e Ivanoviq

Policia, në bashkëpunim me BIA-n (Shërbimin Informativ Serb), po përpiqet të rekonstruojë të gjithë rastin, dhe të gjithë aktorët. Veçanërisht janë interesantë ata që kanë sajuar tërë këtë plan me zhdukjen e Cvetkoviqit. Nëse biznesmeni i përmendur është i përfshirë në të gjithë këtë dhe çfarë roli ka, opinioni së shpejti do të informohet, përcjell Telegrafi.

Gjendet i gjallë gazetari serb, Stefan Cvetkoviq
Lexo po ashtu Gjendet i gjallë gazetari serb, Stefan Cvetkoviq

Prindërit e Cvetkoviqit, pasi mësuan se djali i tyre u gjet i gjallë pranë shtëpisë, nuk ishin shumë të disponuar për të folur me gazetarët. Ata përsëritën shkurtimisht se nuk dinin se ku kishte qenë djali i tyre 30 orët e mëparshme. Siç thonë, ata nuk kishin njohuri me punën e tij profesionale, sepse nuk u kishte thënë asgjë.

Një mik i ngushtë i Cvetkoviqit, i cili një ditë më parë dha një deklaratë në polici për zhdukjen e tij, zbuloi për gazetën se dhjetë ditë më parë, kur Stefani ishte kthyer nga Kosova, atij Stefanit një zyrtar policor i kishte ofruar mbrojtje 24 orëshe, edhe pse ai nuk kishte raportuar se dikush e kishte kërcënuar.

“Natyrisht se ata e dinë që Stefani është në rrezik, kështu duan ta mbrojnë. Ai nuk pranoi, sepse nuk donte t’ia kufizonin lëvizjen e tij. Me sa di unë, ai nuk ndjehej i kërcënuar”, ka thënë shoku i Cvetkoviqit, derisa ende nuk dihej për fatin e gazetarit të zhdukur.

Gazetari Stefan Cvetkoviq, i cili po hetonte vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, u zhduk në natën mes të mërkurës dhe të enjtes në qytetin e tij, Bela Crkva të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori