LAJMI I FUNDIT:

Gazetari meksikan gjendet i vdekur disa ditë pasi u raportua i zhdukur

Gazetari meksikan gjendet i vdekur disa ditë pasi u raportua i zhdukur

Trupi i pajetë i një prej gazetarëve kryesorë të Meksikës është gjetur në shtetin perëndimor të Nayarit, disa ditë pasi ai u raportua i zhdukur.

Luis Martin Sanchez Iniguez, 59 vjeç, punonte për La Jornada dhe ishte zhdukur që nga e mërkura.


Vdekja e tij po trajtohet si vrasje e lidhur me punën e tij, në një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët.

Sanchez është një nga tre gazetarët që janë rrëmbyer në Meksikë ditët e fundit.

Trupi i tij u gjet të shtunën në fshatin El Ahuacate pranë qytetit Tepic, tha zyra e prokurorit publik – një ditë pasi gruaja e tij paraqiti një raport për një person të zhdukur.

Mendohet se Sanchez u vra midis 24 dhe 48 orësh para se të gjendej trupi i tij.

Zhdukja e tij ndodhi një ditë pasi një mësues, i cili ishte edhe ish-reporter, u zhduk gjatë rrugës për në punë.

Vendndodhja e burrit, i quajtur Osiris, mbetet e panjohur.

Personi i tretë që u zhduk ishte një burrë i quajtur Jonathan, për të cilin autoritetet thanë se u rrëmbye të premten, por më vonë u gjet i gjallë dhe “në një gjendje të mirë shëndetësore”.

Vdekja e Sanchez ka ngjallur zemërim si në Meksikë, ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Komisioni Meksikan për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut, u ka kërkuar autoriteteve të sqarojnë se çfarë ka ndodhur.

Dega Amerikane e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve është ndër grupet e tjera të të drejtave që kanë dënuar gjithashtu vrasjen.

Sanchez nuk është gazetari i parë që vihet në shënjestër në Meksikë këtë vit.

Jose Ramiro Araujo, një fotograf lajmesh, u vra në shtetin verior të Baja California në shkurt. La Jornada tha se të paktën katër persona të tjerë janë vrarë gjithashtu.

Organizatat për lirinë e shtypit e kanë renditur vazhdimisht Meksikën si një nga vendet më të rrezikshme për punën e gazetarëve.

Rreth 150 gazetarë janë vrarë atje që nga viti 2000, sipas grupit ndërkombëtar të avokimit “Reporters Without Borders”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori