Gazetari Bardh Maxhuni flet për rivalitetin e ashpër për titull në Superligën e Kosovës

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Bardh Maxhuni ka folur për garën e ashpër për titull në Superligën e Kosovës, ku e ka cilësuar si fat të mirë për Dritën që pavarësisht se morën pjesë në garat evropiane, nuk kanë mbetur mbrapa në luftën për titull.
“Një avantazh që garat evropiane i ka përfunduar dhe do të fokusohet tani vetëm në ligë. Edhe po besoj që fat i mirë për Dritën që pavarësisht se ka qenë e koncentruar edhe në gara evropiane, prapë po e shohim që me Ballkanin është baras me pikë, me Prishtinën ka dy pikë më shumë”.
“Në duelin e fundit unë personalisht prita që Prishtina me fitu kryesisht për shkak të rrethanave. Me e shfrytëzu lodhjen e Dritës, për shkak se Drita nuk i pati as 48 orë pushim prej ndeshjes me Celjen”.
“Njëra pjesë i takoi Prishtinës, njëra Dritës. Prishtina ndoshta po të ishte më konkretë në finalizimin e aksioneve, po besoj që ndoshta ka mundur të dalë edhe me tri pikë”, ka thënë Maxhuni.
Episodi i plotë me gazetaret e Telegrafit mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube, ku secili segment ofron analiza të detajuara dhe diskutime të thella mbi futbollin evropian dhe vendor./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com





















































