Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Albulena Haxhiun.

Gjatë arrestimit të tyre policia është përballur me deputetët e tjerë të Vetëvendosjes dhe aktivistë, të cilët tentonin të parandalonin arrestimin e tyre.


Policia për të shpërndarë deputetët edhe aktivistët ka hedhur sprej në drejtim të tyre.

Nga hedhja e sprejit kanë mbetur të lënduar disa gazetarë dhe deputetë të LVV-së, ndërkaq menjëherë ka ardhur edhe ndihma e shpejtë për t’u ofruar ndihmë të lënduarëve. /Telegrafi/

23949135 1508891335896806 2018827568 o

23949440 1508891309230142 870439983 o

23961161 1508891712563435 940645616 o

24007919 1508891605896779 778357525 o