Brukseli dhe Uashingtoni duan të shtyjnë përpara atë që e shohin si një kompromis: “Serbia de fakto ta njohë Kosovën dhe Kosova u jep serbëve ‘të saj’ autonominë. Ajo qasje megjithatë ka dobësi”, shkruan zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ).
Në të përditshmen zvicerane NZZ, njohësi i mirë i situatës në Serbi dhe ish-korrespondenti i asaj gazete nga Beogradi, Andreas Ernst, ka shkruar një artikull me titull “BE i paraqet ultimatum të pjesshëm Serbisë në lidhje me Kosovën”.
Autori shkruan se Serbia ka përvojë historike me ultimatumet.
“Në vitin 1914, pas atentatit në Sarajevë, Austro-Hungaria kërkoi që Beogradi të lejonte hyrjen e organeve të tij hetimore në vend. Dhe në vitin 1999, fuqitë perëndimore kërkuan nga Serbia që NATO të merrte kontrollin e Kosovës. Dy herë Beogradi refuzoi dhe të dyja herë pasoi një sulm. Ndoshta kjo shpjegon reagimin e ashpër publik ndaj fjalimit televiziv të presidentit Aleksandar Vuçiq në fillim të javës, në të cilin thuhej se ‘pesëshja e madhe’ i kishte dhënë ultimatum për çështjen e Kosovës”.
Ultimatum i plotë apo gjysmë?
Siç transmeton DW në gjuhën serbe, më pas autori thekson faktet e njohura: Vuçiq tha se refuzimi i propozimit të të pesëshes do të çonte në sanksione politike dhe ekonomike, ndërprerje të negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe tërheqje të investimeve evropiane nga Serbia.
“Kaq për interpretimin e Vuçiqit. Ekzistenca e një ultimatumi të tillë u mohua nga ambasadori francez në Beograd, si dhe nga kolegët e tij gjermanë. Diplomatët thanë se nuk duan të shantazhojnë askënd dhe as t’i ekspozojnë ndaj sanksioneve”, transmeton Telegrafi.
Autori përkujton se diplomatët pretendojnë se duan vetëm të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën për të gjetur një rrugëdalje nga një situatë e vështirë. Por shpreh edhe qëndrimin e tyre: nëse ai shans humbet, do të ketë pasoja.
“Pra, gjysmë ultimatumi?” bën një pyetje ironike Ernst.
Njohje faktike, por jo juridike
Në vazhdim të tekstit, autori trajton propozimin që u doli mbi bazën e rregullimit të marrëdhënieve mes dy Gjermanive nga viti 1972, dhe që ka dhjetë vjet në tryezë. Sipas tij, të dyja palët e njohin ekzistencën e tjetrës, kanë komunikim ekonomik dhe politik, por nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
“Bëhet fjalë për njohje reciproke faktike, por jo juridike”, shkruan gazeta zvicerane dhe rikujton se dispozita më e rëndësishme për Kosovën është që Beogradi të mos krijojë pengesa për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. “Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Evropës do të ishte një hap i rëndësishëm për Kosovën në rrumbullakimin e të ashtuquajturit krijimi i jashtëm i shtetësisë”.
Në tekst, NZZ trajtoi aspekte të tjera të fjalimit televiziv të Vuçiqit: luftën në Ukrainë, marrëdhëniet ekonomike me Gjermaninë, nga të cilat varen dhjetëra mijëra vende pune.
“Opozita e fragmentuar nuk do t’i përgjigjet thirrjes së tij që vendi të tregojë unitet. Ajo e akuzon Vuçiqin se i është bindur ultimatumit dhe se ka tradhtuar vendin. Edhe në partinë e tij ankohen. Por askush nuk guxon të kundërshtojë hapur presidentin mbizotërues”, transmeton Telegrafi.
Edhe Kurti i “mbërthyer”
Në analizën e tij, autori më pas iu kushtua Albin Kurtit.
“I mbërthyer është edhe kundërshtari i Vuçiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Derisa BE-ja po e përpunon Beogradin, amerikanët janë të ngarkuar me Kosovën. Meqenëse Kurti refuzon rreptësisht të lejojë formimin e një Asociacioni pjesërisht autonom të komunave serbe në Kosovë, ambasada amerikane i mori gjërat në duart e veta dhe filloi konsultimet me partitë dhe organizatat joqeveritare.
“Për Kurtin, i cili e sheh veten si luftëtar antikolonial për çlirim, fillimisht nga Serbia dhe më pas nga protektorati i Kombeve të Bashkuara, ky është një provokim i pabesueshëm: përfaqësuesit e një superfuqie po ndërhyjnë drejtpërdrejt në kompetencat e qeverisë. Megjithatë, ai nuk mund t’i lejojë vetes rezistencë të hapur ndaj amerikanëve. Amerika është e popullarizuar në Kosovë dhe ata e konsiderojnë atë garantuese të ekzistencës së shtetit”.
Në fund, autori nxjerr përfundim se presioni ndaj Beogradit dhe Prishtinës është rezultat i synimit për të shmangur me çdo kusht destabilizimin e Ballkanit gjatë konfrontimit me Rusinë.
“Brukseli dhe Uashingtoni duan të përdorin forcat e bashkuara për të arritur atë që ata e shohin si një kompromis: Serbia në fakt e njeh Kosovën, kurse Kosova u jep autonomi serbëve ‘të saj’. Megjithatë, kjo qasje ka dobësi. Nga këndvështrimi serb, nuk është kompromis – në fund të fundit, është e qartë se pas njohjes faktike do të duhej të pasonte njohja juridike, ky është kuptimi i planit”.
“Edhe më e rëndësishmja: Perëndimi ka një potencial të madh sanksionesh që mund t’i përdorë kundër Beogradit dhe Prishtinës, por nga ana tjetër, nuk ka asnjë nxitje për të ofruar si shpërblim për sjelljen e mirë. Ajo që funksionoi më parë, premtimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është bërë i pabesueshëm. Serbia dhe Kosova e dinë se pengesat për anëtarësim në BE janë të pakapërcyeshme. Edhe një herë tregohet se, nëse Bashkimi Evropian dëshiron të veprojë me sukses strategjik, i duhen forma të reja të integrimit të shteteve problematike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje