LAJMI I FUNDIT:

Gazeta ruse ‘Sputnik’ me spekulime për Thaçin, Haradinajn e Veselin

Gazeta ruse ‘Sputnik’ me spekulime për Thaçin, Haradinajn e Veselin

“Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, i ka kërcënuar në mënyrë indirekte udhëheqësit e republikës ballkanike se ndaj tyre do të veprohet njëjtë siç është vepruar dikur me Sllobodan Millosheviqin”, fillon shkrimin media ruse “Sputnik”, për të cilën Departamenti i Shtetit Amerikan ka paralajmëruar se po bëjnë lajme dhe raportime të rreme.

Në këtë shkrim të Sputnikut rus, ku thuhet se presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli mund të vendosen së shpejti në bankën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale, u mor mendim edhe nga avokat serb Toma Fila për këtë çështje.


“Pastaj ata nuk do të heshtin më. Pastaj do të dalë në dritë se kush i dha urdhrat dhe kur”, citon Sputniku avokatin serb Fila.

Kjo media thotë se SHBA-ja ka dërguar tërthorazi mesazhin se liderët kosovarë mund ta pësojnë njëjtë si Sllobodan Millosheviqi, kështu duke tentuar të nxisë liderët kosovarë kundër ambasadorit amerikan, shkruan Express.

Për këtë medium edhe NATO pat paralajmëruar se janë “makinë propagandistike e Kremlinit”, e cila sipas tyre po bën shpërndarjen e artikujve të njëanshëm dhe “dezinformues” për të ndikuar në mendimin politik rreth botës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori