Gazeta e njohur italiane, “Il mesaggero”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në këto tre vite.
Në reportazhin e saj, “Il mesaggero” thekson se Tirana ka pësuar një ndryshim rrënjësor falë Planit të ri Rregullues të arkitektit italian Stefano Boeri. Teksa e krahason transformimin që po pëson Tirana me ndryshimet që pësoi Italia pas Luftës së Dytë Botërore, gazeta italiane shkruan se Rilindja Urbane i hapi rrugë atij që sot është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar në të ardhmen.
“Edhe e ardhmja e këtij kryeqyteti do të ketë vulën e Italisë, pas adoptimit (zbatimit) të planit të ri rregullues të Stefano Boerit dhe me shumicën e arkitektëve italianë që po projektojnë lagjet e reja dhe shumicën e gradaçelave në ndërtim. Tirana pas rënies së komunizmit, që e izoloi për 50 vite nga pjesa tjetër e botës dhe në fund edhe nga vendet e bllokut sovjetik, ka jetuar një periudhë kaosi. Ishte bërë një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Rilindja nisi në vitet 2000 me zgjedhjen si kryebashkiak të intelektualit dhe artistit Edi Rama (kryeministrit aktual), që sapo erdhi në drejtimin e kryeqytetit, duke mos pasur burime të mëdha, si shenjë të parë solli ngjyrat në periferitë e shkatërruara nga shembja e pallateve socialiste, duke i lyer me ngjyra të ndritshme. Ishte shkëndija që i hapi rrugë atij që sot është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar për të ardhmen. I aftë për të kthyer shumë shqiptar ë që u arratisën në vitet ’90 dhe shumë italianë në kërkim të një shansi të dytë”, thuhet në artikull.
Gazetari i “Il mesaggero”, e nis udhëtimin e tij në kryeqytetin shqiptar pikërisht nga sheshi ”Skënderbej” duke theksuar se kjo hapësirë fsheh edhe shpirtin e vërtetë të vendit. “Një udhëtim në zbulim kryeqytetit shqiptar nuk mund të nisë veçse nga sheshi “Skënderbej”, që fsheh shpirtin e vërtetë të vendit.
Një vendi ku 70 % e banorëve janë të besimit mysliman, që i dedikon sheshin më të rëndësishëm patriotit katolik Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që në vitet 1400 mbrojti Shqipërinë dhe Europën nga pushtimi osman, përfaqësohet aty në një statujë mbi kalë. Në të njëjtin shesh është përballë edhe Muzeu Historik Kombëtar, më i madhi dhe më i rëndësishmi i vendit me 8 pavijone dhe 18 mijë metra katrorë sipërfaqe, ku përshkruhet gjithë historia e popullit shqiptar. Kur del nga muzeu, gjithmonë te sheshi, mund të admirosh xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit.
Në shesh shfaqen edhe shumë nga dhomat e Plazës, hotelit më elegant të kryeqytetit, ku mund të prenotosh për të shijuar pamjen e mrekullueshme nga 23 katet e tij. Nga sheshi, përshkohet në këmbë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga më e rëndësishme e qytetit ku ndodhen përballë Kryeministria, rezidenca e Kreut të Shtetit dhe ministritë kryesore”, citohet në artikull.
Ajo që i ka tërhequr vëmendjen gazetarit është edhe Piramida, me xhama dhe çimento të varfëruar (fatiscente) që përfaqëson mauzoleumin dedikuar Enver Hoxhës, por edhe Parku i Madh i Liqenit Artificial, transmeton atsh.
Në reportazhin e “Il mesaggero-s” nuk mund të mungonte edhe Pazari i Ri, një zonë që deri një vit më parë i ngjante më shumë një vendgrumbullimi plehrash e që sot është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët. Gazetari italian u rekomandon vizitorëve italianë edhe Malin e Dajtit.
“Për të thithur ajër të pastër dhe për të shijuar edhe një pamje spektakolare mbi luginën e Tiranës, mund të shkohet në Malin e Dajtit përmes teleferikut më të madh në Ballkan për 15 minuta dhe me një kosto rreth 6 euro. Shpirti i vërtetë i qytetit njihet duke takuar njerëzit në jetën e përditshme, si ata që frekuentojnë Pazarin e Ri, tregun kryesor të Tiranës, të restauruar së fundmi ku çdo ditë në tryeza ekspozohen prodhimet më të mira nga i gjithë vendi. Përreth ka dhjetëra restorante e lokale të çdo lloji, ku mund të konsumosh receta lokale, por edhe qofteri, pica apo hamburger. Mes të gjithave, qëndron restoranti italo-shqiptar Markata e Peshkut, që çdo ditë ofron peshk të freskët që vjen nga bregu i Adriatikut vetëm disa dhjetëra kilometra larg kryeqytetit”, thekson “Il Messagero”.
Për të gjithë ata që duan të shijojnë orët e vona të kryeqytetit, vendi i rekomanduar është zona e ish-Bllokut, një zonë e mbushur jo vetëm me aktivitete të shumta biznesi, por edhe diskoteka e klube nate të hapura deri në agim.
“Tashmë gjatë ditës zona është e mbushur me zyra private, call center, ndërsa çdo natë qyteti ndizet nga jeta e natës, me lokale, kazino, klube nate dhe diskoteka të çdo lloji, të hapura deri në agim. Në të ardhmen, zona e ish-Bllokut do të jetë e destinuar të bëhet gjithnjë e më shumë zonë e drejtuar ndaj prestigjit dhe simbolit të Tiranës së ardhshme”, shkruan gazeta e njohur italiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025