LAJMI I FUNDIT:

Gazeta holandeze “DutchTimes”: Pa normalizim me Kosovën, Holanda s’ia hap derën Serbisë në BE

Gazeta holandeze “DutchTimes”: Pa normalizim me Kosovën, Holanda s’ia hap derën Serbisë në BE

Qeveria e Holandës po synon të pengojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Njëra ndër arsyet është edhe për shkak të mos-normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Ministri holandez Caspar Veldkamp, deklaroi se Serbia “nuk është ende gati” për hapin e ardhshëm dhe nuk ka arritur të bëjë “përparim të mjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit”.


Ai theksoi se pozicioni i politikës së jashtme të Serbisë nuk ka lëvizur mjaftueshëm në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, siç kanë bërë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Pra, ne presim më shumë hapa nga Serbia”, u shpreh tutje, raporton media holandeze “Dutch Times”.

Të 27 shtetet anëtare duhet të bien dakord që një vend aspirant të bashkohet me bllokun.

Veldkamp shpreson se vendet e tjera të BE-së do të miratonin qëndrimin holandez “në mënyrë që Holanda të mos e vetme në këtë nismë.

Serbia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe negociatat aktuale filluan në vitin 2014.

Një nga pengesat më të mëdha është Kosova, e cila ishte pjesë e Serbisë deri në vitin 2008 kur shpalli pavarësinë.

Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por e konsideron atë si një krahinë autonome. Serbisë nuk i kërkohet të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, por duhet të pranojë kufijtë e saj aktualë.

Muajin e kaluar Holanda ishte një nga disa vende që hodhën poshtë propozimin e Hungarisë për të çuar përpara bisedimet e pranimit.

Kroacia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda dhe Suedia ishin midis atyre që kundërshtuan masën.

Në veçanti, ata po e drejtojnë gishtin në historikun e paqartë të Beogradit për të drejtat themelore, marrëdhëniet me Kosovën dhe, veçanërisht, refuzimin e vazhdueshëm për të vendosur sanksione ndaj Rusisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori