LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri: Do të kërkojmë të dihet fati i çdo vote, pavarësisht kërcënimeve të VV-së

Gaxherri: Do të kërkojmë të dihet fati i çdo vote, pavarësisht kërcënimeve të VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka theksuar se me votën popullore, ata, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kanë dalë subjekti i parë politik në vend.

Ajo, në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se në mungesë të përkrahjes së VV-së, për kandidatin e LDK-së për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë garë e ka fituar kundërkandidati i tij, nga radhët e PDK-së, Agim Aliu.

“Ajo që pajtohen të gjithë, është se asnjë subjekt politik nuk mund ta orientojë votën e tij. Mund të them se ka pasur një funksionim të mirë të marrëveshjes së koalicionit në Komunën e Vushtrrisë. Marrëveshjet që bëhen në raundin e dytë, tregojnë që shpesh herë edhe kandidatët që kanë vlera, për shkak të kombinimeve të caktuara, nuk fitojnë”, ka shtuar Gaxherri.


Sipas saj, askush nuk ka të drejtë që ta mohojë kërkesën e LDK-së, për rinumërim të votave, duke shtuar se “votat janë aty, mekanizmat ligjor janë, ekzistojnë. Nuk ka askush të drejtë të thotë që kutitë nuk kanë të drejtë të rinumërohen”.

“Ne e kemi shpallur shumë vonë kandidaturën e Abrashit. Ai ka qenë në një pozitë të disfavorshme, por më angazhimin e tij të madh, ka arritur që ta ngris një frymë të fitores në Prishtinë, ku tash jemi në një garë për dhjetëra vota. Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve të VV-së, ne do të ngulim këmbë që brenda kornizave ligjore të dihet fati i çdo vote”, ka shtuar Gaxherri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori