Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, u përfshi në një moment të nxehtë me një lojtar kundërshtar menjëherë pas fitores 5-4 të ‘Azzurrëve’ ndaj Izraelit. 

Kualifikuesja për Kupën e Botës, që u zhvillua në Hungari, ishte një ndeshje jashtëzakonisht argëtuese për shumë arsye. 


Goli në portën e vet i Manuel Locatellit vendosi Izraelin në avantazh në minutën e 16-të, para se sulmuesi i dikurshëm i Evertonit, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit, Moise Kean, të barazonte rezultatin pesë minuta para pushimit. 

Në minutën e 52-të, skuadra nga Lindja e Mesme kaloi sërish në avantazh, falë sulmuesit Dor Peretz, por Kean shënoi golin e dytë vetëm dy minuta më vonë. 

Kampionët katër herë të botës arritën të kalojnë në avantazh 3-2 përmes sulmuesit të Napolit, Matteo Politano, në minutën e 58-të, ndërsa djaloshi i ri i Atletico Madridit, Giacomo Raspadori, vendosi rezultatin 4-2 për mysafirët në minutat e fundit, me vetëm nëntë minuta nga përfundimi. 

Por izraelitët rikthyen shpresat kur Alessandro Bastoni shënoi një autogol në minutën e 87-të, para se Peretz të shënonte golin e tij të dytë në minutën e 89-të, duke barazuar rezultatin 4-4. 

Megjithatë, pavarësisht fitores së skuadrës së tij, trajneri Gattuso nuk dukej i kënaqur në fund të ndeshjes. 

 47-vjeçari duket se pati një shkëmbim fjalësh të ashpra me një lojtar izraelit teksa qëndronte pranë qendrës së fushës, ndërsa lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një grindje. 

Pas ndeshjes, Gattuso nuk iu përgjigj drejtpërdrejt incidentit pas ndeshjes, megjithëse komentoi performancën e skuadrës së tij, duke thënë se ekipi i tij është ‘i çmendur’ dhe se ka pranuar ‘gola absurd’./Telegrafi/

telegrafi sport app