Trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso, i ka telefonuar Arthur Melos për ta bindur që ta pranojë huazimin te klubi spanjoll.

Tash Juventusi është duke u angazhuar që të gjejë një mënyrë për ta ndarë rrogën e lojtarit.


Mesfushori nuk bën pjesë në planet e Massimiliano Allegrit dhe paga e tij e lartë është duke rënduar në arkat e Bianconerëve, për më shumë e pengon transferimin e Leandro Paredes nga Paris Saint-Germaini.

melo9 1 e1659379385640 (Foto: Instagram/arthurhmelo)

Sipas Marca, Gattuso e ka bërë Arthurin prioritet dhe ka kontaktuar drejtpërdrejt me të për ta përshpejtuar procesin e transferimit.

Derisa opsione janë edhe Arsenali dhe West Ham Unitedi, braziliani preferon kthimin në Spanjë ku ka luajtur me Barcelonën.

Tuttomercatoweb njofton se lojtari është i gatshëm ta pranojë huazimin te Valencia, ndërsa çështja e mbetur është ndarja e rrogës së tij ndërmjet dy klubeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app