LAJMI I FUNDIT:

Gati tre ton kokainë kapën në një operacion ndërkombëtar, karteli drejtohej nga një serb

Gati tre ton kokainë kapën në një operacion ndërkombëtar, karteli drejtohej nga një serb

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë drejtuan një operacion ndërkombëtar në bashkëpunim me Europolin, gjatë të cilit u sekuestruan 2.7 ton kokainë në një varkë me vela në Oqeanin Atlantik.

Sipas njoftimit zyrtar, paralelisht me atë proces, në Serbi janë arrestuar tre persona të dyshuar si dhe organizatori i grupit kriminal me iniciale S.K.(1953).

“Ndaj këtij grupi të organizuar kriminal hetimet kanë nisur nga policia e qytetit të Beogradit në janar të vitit 2022 nën dyshimin se ka qenë të përfshirë në kontrabandën me shumicë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt BE-së. Kundër këtij rrjeti kriminal ndihmë dhanë edhe forcat e tjera të policisë botërore dhe Europoli, në kuadër të grupit operativ të punës ‘Karteli Ballkanik’”, bëhet e ditur.


Në operacionin që u drejtua nga Serbia, me koordinim të Europol-it, morën pjesë edhe autoritetet e Spanjës, Brazilit, Kroacisë, Francës, Polonisë, Portugalisë dhe Sllovenisë.

“Në bazë të punës së përbashkët janë arrestuar gjashtë persona, katër prej tyre në territorin e Serbisë, janë bastisur 15 banesa, janë sekuestruar dy vetura të klasit të lartë, ora të shtrenjta dhe mbi 550 mijë euro”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori