LAJMI I FUNDIT:

Gati shpallja e tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë–Gjilan

Gati shpallja e tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë–Gjilan

Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 08/143 të datës 28.04.2017 për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, Komiteti Drejtues Ndërministror, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për aprovimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e segmentit “Kyçja në R6 (autostrada “Arbër Xhaferri”) deri në Bresalc, në gjatësi prej 21.6 kilometrash të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.

Vendimi bazohet në projektin e aprovuar nga komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës me raportin nr. 07 3403 të 24 prill 2017.
Me anë të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës autorizohet që t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe lidhjen e kontratës për projektin e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” në përputhje me Ligjin mbi prokurimin publik.

Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës është autorizuar që të themelojë Njësinë për Implementimin e Projektit.


Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministri i financave Avdullah Hoti si dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Gjatësi e përgjithshme e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” do të jetë 47.1 kilometra. /Telegrafi/