Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i së hënës pranë kufirit Turqi-Siri, ka tejkaluar shifrën 15,800, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë në rrënoja po shuhen çdo orë.
Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 12,391, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke cituar agjencinë turke të fatkeqësive AFAD, ndërsa 62,914 të tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.
Përtej kufirit, në Sirinë e shkatërruar nga lufta, numri i të vdekurve ishte të paktën 2,662. Dje, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua të vazhdojë përpjekjet e shpëtimit derisa “askush të mos mbetet nën rrënoja”.
Rreth 6,000 ndërtesa u shkatërruan, tha Erdogan dhe premtoi ndihmë urgjente prej 10 mijë lirash turke (rreth 500 euro) për çdo familje të prekur.
“Ne nuk do të lëmë pas asnjë qytetar, ne qëndrojmë në solidaritet si shtet dhe komb”, theksoi Erdogan, duke iu referuar shkatërrimit masiv të lënë pas tërmetit të së hënës në provincën Hatay.
Situata në Siri është gjithashtu katastrofike. Shifrat e qeverisë thonë se rreth 298 mijë sirianë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Në vend janë hapur 180 strehimore emergjente.
Mijëra njerëz janë ende të zhdukur dhe ekipet operacionale të shpëtimit dhe makineritë për të pastruar mbeturinat, mbeten urgjentisht të nevojshme pasi lufta e zgjatur civile dhe sanksionet ndërkombëtare ngadalësojnë shpërndarjen e ndihmave në zonat e goditura nga tërmeti.
Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi zonën kufitare Turqi-Siri herët të hënën. Që atëherë, rajoni ka përjetuar qindra pasgoditje, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 7.6 të hënën pasdite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit